Categories Lajme

Kamarierja nga Brazili që ka zgjedhur Vlorën për të punuar këtë sezon

Në qytetin e Vlorës nëpër lokalet apo hotelet e Vlorës shikon të huaj që punojnë. Ester është nga Brazili dhe ka vendosur të vijë në Shqipëri për të punuar.

Që prej moshës 16 vjeçe ajo thotë e siguron vetë jetesën, ndërsa paralelisht vijon me realizimin e mbrojtjes së tezes së diplomës. Studion për gazetari dhe “komunikimi në marketing”.

Ester: Vij nga Brazili dhe jam 22 vjeç . Po diplomohem për “gazetari”. Ardhja në Shqipëri ishte një udhëtim i gjatë dhe kurrë nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë më parë. Doja të bëja karantinën jashtë Brazilit dhe rastësisht u njoha me Shqipërinë në internet,dhe rashë në dashuri me vendin tuaj. Moti, njerëzit, natyra… çdo gjë mu duk e mrekullueshme. Vendosa të kërkoj punë nëpër hoteleritë e qytetit tuaj dhe dërgoja “cv” kudo.

Më në fund gjeta punë në një hotel të Vlorës. Ndjej kënaqësi në punën që bëj dhe nuk ndjej vështirësi as me turistin shqiptar kur i orientoj menunë/barin/dhomat e hotelit etj etj, pasi shikoj që shqiptarët komunikojnë mjaft mirë shumë gjuhë.

Para Shqipërisë ajo thotë se ka punuar edhe në vendet të tjera të botës, por kjo eksperiencë është e ndryshme.

Ester: Eksperienca ime në SHBA, Meksikë, Brazil është tërësisht ndryshe nga kjo në Shqipëri. Varfëria që kam parë në ato vende është shumë në ekstrem midis shtresave ndërsa në Shqipëri nuk ka të tille skaje. Mendoj se do të qëndroj në Shqipëri gjatë.

Ndërkohe stafi i hotelit e shikon si eksperiencë që një e huaj punon me ta dhe thonë se duan të përcjellin te të rinjtë shqiptarë kulturën e shërbimit dhe të punës.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME