Categories Lajme

KAMERA E FSHEHTË/ “O plak del i vdekur nga këtu”, DJ Sardi si kurrë më parë, kërcënon me jetë pronarin e lokalit

Cili mund të jetë shkaku që DJ i njohur shqiptar Sardi Shehu përpiqet të godasë këtë zotëri pas mesnate? “O plak del i vdekur nga këtu po të them edhe njëherë”, kërcënon Sardi.Gjithçka ndodh gjatë një kamere të fshehtë të emisionit “Piranjat” në Abc. DJ shqiptar me të qeshurën më  karakteristike në Ballkan niset për të performuar në një lokal të Shkodrës, por kamera e fshehtë e organizuar nga gruaja e tij, i kthehet në një ferr të vërtetë.

Jo më kot, kjo mund të quhet “Dita e Zezë” e DJ Sardit. Bashkëpunëtore e këtij kurthi është gruaja e tij Jonisa Sinorukaj, dhe jo më kot. Ndërsa DJ i famshëm bredh nëpër botë, Jonisa kujdeset për të voglin e saj. Por gjithçka e ka një limit, pasi ajo ka vendosur të “hakmerret”.

Sikur të mos mjaftonte që Jonisa e detyroi të kthehej nga rruga, Sardi ndalohet disa herë nga policia, rrugës për në Shkodër. Kupa mbushet kur përballet me një pronar lokali tepër injorant, i cili është fans i këngëve me çifteli.

Pasi gjatë gjithë performancës, nuk arrin ta kënaqë punëdhënësin, ky i fundit, hakmerret duke refuzuar ta paguajë. Por e keqja do të vije më pas… Çfarë i kanë kurdisur “Piranjat” këtij DJ? Pa lekët e performancës dhe me makinë të rrëmbyer, si do ta përballojë Sardi gjithë këtë presion?

“Ma gjej tani direkt makinën…Vetëm ti e di kush ka dalë. Del i vdekur ti sot! Po të them edhe njëherë se nuk del gjallë…”. Ndiqni videon për të kuptuar se çfarë ndodh pas këtij kërcënimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME