Categories Lajme

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka/ Detaje nga vrasja e Can Kariçit: Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë

Mbrëmjen e të enjtes në Kodër Kamëz u ekzekutua me breshëri plumbash, Can Kariçi një 30-vjeçar me origjinë nga Dibra i cili duhet të ishte në arrest shtëpie, por u ekzekutua sapo piu kafe me shokët.

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga v rasja e tij, policia ka shoqëruar të paktën 15 persona, shumica e të cilëve familjarë e miq të v iktimës, apo edhe dëshmitarë okularë në momentin e ekzekutimit. Por pavarësisht këtyre shoqërimeve, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë detaj që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve dhe motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë nga automjeti i djegur i autorëve hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë të dhënë, pasi makina është shkrumbuar plotësisht me kallashnikovin, të cilit autorët i kanë fshirë edhe numrin serial. Por kamerat e sigurisë të bizneseve përreth kanë fiksuar dinamikën e ngjarjes dhe momentin e v rasjes së Kariçit sapo ai ka pirë kafe dhe ka shkuar drejt makinës së tij.

Në kamera është fiksuar edhe momenti kur makina tip “Audi”me të cilin lëviznin autorët afrohet pranë makinës së viktimës, dhe aty fillojnë ta qëllojnë, ku si pasoja 30-vjeçari mori 4 plumba. Ka dyshime se autorët janë v rasës me pagesë, pasi janë kujdesur të mos lënë asnjë detaj në vendngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME