Categories Lajme

Kamerat kapin momentet e fundit të biznesmenit Rruzhdi Hoxha

Momentet e fundit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha trupi i të cilit u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë pas Malit të Dajtit më 6 nëntor 2021. Pamjet janë marrë në kodrat e Liqenit artificial dhe thuhet se bëhet fjalë për datën 21 tetor 2021, pikërisht një ditë pas largimit të 43 vjeçarit nga banesa në Paskuqan.

Në pamjet filmike duket Ruzhdi Hoxha që në një moment merr telefonin për të folur. Ai është i veshur me një xhup pa mangë, e njëjta që gjeti policia e shtetit në zonën e Qafë Mollës. Sipas burimeve Ruzhdiu ishte me dy shokët e tij duke konsumuar kafe, me pas po atë ditë disa orë më vonë ai është takuar më shokun e tij Fredi Rrushi ku ka hipur në makinën e tij tip Passat. Ndërkohë u ka thënë shokëve të tij se do të dalë me Fredi Rrushin.

Gjatë telefonatave që familjarët kanë pasur me Fredi Rrushin ai është shprehur se Ruzhdi Hoxhën e ka lënë në zonën e Treshit. Po sipas burimeve familjaret kanë tentuar të lidhen në telefon më të, por ai ka dalë i fikur. Mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të Ruzhdi Hoxhës, biznesmeni i cili nuk ishte person me precedent penalë, ndërkohë që nesër pritet të dalin në Gjykatë për vlerësim të masës së sigurisë  Fredi Rrushi dhe vëllai i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME