Categories Lajme

Kamioni i mori para vajzën 7-vjeçare në Greqi, habit babai i vogëlushes së ndjerë: E fal shoferin

Babai i shtatëvjeçares në Greqi që humbi jetën tragjikisht pasi e shtypi kamioni ka deklaruar se e ka falur shoferin. Duke folur mes dhimbjes dhe trishtimit për mediat, tha që e ka falur shoferin e kamionit edhe pse ia ndërpreu, ende pa e filluar mirë, jetën vajzës së vogël Panagiota.

“Në kujtim të fëmijës tim, unë e fal shoferin, nuk e di nëse edhe ai ka fëmijë. Ajo ishte një engjëll, kjo vajzë e vogël ishte aq e bukur sa Zoti e donte pranë tij”, u shpreh ai.

Po ashtu, ai kërkoi falje dhe bëri të ditur se nuk mund t’i dhurojë organet e vogëlushes për arsye mjekësore. Të enjten ai deklaroi se çfarë kishte mbetur nga vajza do ta dhuronte për fëmijët që kanë nevoje.

“Do t’u kërkoja shumë ndjesë prindërve sepse nuk munda që t’i ndihmoj fëmijët e tyre. Mjekët më thanë se vetëm një person i intubuar mund t’i dhurojë organet. Unë do doja që të ndihmoja njerëz. Vajza ime u bë ëngjëll. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të ndodhesha në një situatë të tillë.”

Sa i përket shoferit, me urdhër të prokurorit, ai raportohet të jetë lënë i lirë ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen më tej.

Kujtojmë se shtatëvjeçarja ishte duke kaluar vizat e bardha bashkë me kushërirën e saj 12-vjeçare dhe hallën e saj në momentin që u shtyp nga kamioni. Panagiota ndërroi jetë në vend kurse kushërira e saj mbeti e p lagosur rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME