Categories Lajme

Kanabis drejt Gjermanisë, i penduari i tregon të gjitha

Policët dhe doganierët  të cilët kanë bashkëpunuar me kriminelë në lehtësimin e transferimit të drogës u ka ardhur fundi. Shumë prej tyre do bien në pranga dhe do vazhdojnë burgun

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi 38 vite burg në total për 7 persona, mes të cilëve ish-policë dhe ish-doganierë, të akuzuar trafikimin e një sasie prej 2.5 tonë kanabis me destinacion Gjermaninë. Droga u bllokua në Itali, ndërsa dëshmia e një “të penduari” zbardhi gjithë mekanizmin e grupit.

Prokuroria për Krimet e Rënda lexoi pretencën në gjykimin ndaj shtatë personave të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 2.5 tonë kanabis drejt Italisë. Droga e dalë nga Shqipëria përmes një kamioni të ngarkuar me lëndë drusore kishte destinacion fundor Gjermaninë, por u pikas nga policia në portin e Ankonas në Itali në Dhjetor të vitit 2017.

Për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal prokurori Dritan Prençi kërkoi deklarimin e fajshëm dhe nga 13 vite burg për të pandehurit Euron Hoti dhe Malton Lleshi. 13 vite burg u kërkuan edhe për të pandehurin Aurel Lazaj, por për shkak se ai gëzon statusin e të penduarit dhe dëshmia e tij “zbërtheu” gjithë linjën e trafikut, përfundimisht dënimi i kërkuar ishte 2 vjet burg.

Për ish punonjësit e policisë kufitare Gëzim Dervishi e Agron Kapllani dhe për dy ish-doganierë të Portit Durrës, Altin Katundi e Mikail Lila, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, u kërkua fajësi dhe dënimi i tyre me nga 2 vite heqje lirie.

Karta e fortë e prokurorisë në këtë proces ishte rrëfimi i të penduarit Aurel Lazaj. Ai sqaroi gjithë mekanizimin e trafikut, personat e përfshirë në të si edhe ndihmën e zyrtarëe të policisë apo doganës. Në dëshmi Lazaj ka rrëfyer edhe për përfshirjen e tij të mëhershme në trafikun e kanabisit, ku droga kalonte kufirin përmes kamionëve që transportonin mermer.

Sipas prokurorisë, kamioni me 2.5 tonë kanabis u bllokua në Ankona për shkak të një problemi me dokumentacionin. Të pandehurit dërguan një tjetër kamion me qëllim ndërrimin e targave dhe shkëmbimin e tyre. Por kjo orvatje u diktua nga policia italiane dhe më pas u realizua edhe gjetja e drogës. Sipas hetimit, pritës i drogës në Gjermani ishte i pandehuri Euron Hoti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME