Categories Lajme

Kancelari Kurz: Austria do ta japë votën për Kosovën në Interpol

Para vizitës në Kosovë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka bërë të ditur se Austria do të japë votën pro Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpolit. “Ky është një prioritet i presidencës austriake, që të mbështeten shtetet e Ballkanit në afrimin me BE. Kjo vlen veçanërisht për reforma në sigurinë e brendshme”, citon gazeta austriake, Kurier Sebastian Kurz.

Në Prishtinë kancelari austrik të martën pritet për një vizitë tek trupat austriake të KFOR-it. Pastaj zhvillohen takime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës. Ky ishte mesazhi i kancelarit austriak dhe kryesuesit të presidencës së radhës në BE, Sebastian Kurz pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd të hënën (05.11). “Njerëzit në Serbi duhet të jenë të vetëdijshëm, se do të ketë një anëtarësim në BE, vetëm kur të jenë gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Kurz të hënën (05.11) në Beograd, citon dpa kancelarin austriak.

Kurz bëri thirrje që “të shkuarën ta lenë të shkuar” për të ardhur tek paqja dhe stabiliteti. Ky është një shans historik që “historia të mbetet histori”, tha ai”. Kurz theksoi, se Austria nuk do të pengonte një marrëveshje mes dy vendeve e cila sjell paq dhe stabilitet. Por presidenti serb deklaroi, se jemi ende “shumë larg” nga zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME