Categories Lajme

Kandidati për deputet Gëzim Ademaj takime me banorë të Kropishtit, Sevaster e Golimbas

Gëzim Ademaj takime me banorë të Kropishtit, Sevaster e Golimbas ku takoj njerëz punëtorë e të mençur! Të zhgënjyer nga keqqeverisja e këtyre 8 viteve, por me vrull, optimizëm e besim tani që jemi kaq pranë fitores mbi të Keqen dhe 27 ditë pranë triumfit të dinjitetit.

Bashkëbisedova me anëtarët, simpatizantët e PD dhe banorët e këtyre fshatrave për programin dhe vizionin, të cilin Partia Demokratike u ofron shqiptarëve.

Problemet e këtyre fshatrave janë të shumta. Në Sevaster mungesa e rrugëve të shtruara dhe e energjisë elektrike, e cila ndërpritet nga era më e lehtë; ndërsa në Golimbas mungesa e ujit të pijshëm dhe e ujësjellësit krahas varfërisë, braktisjes masive.

Të zhgënjyer, të shpërfillur, të lënë pa asnjë ndihmë nga qeveria e pushteti lokal. Zhytur në varfëri e të goditur nga arroganca dhe pandjeshmëria e pushtetit! Kërrusur nga pesha e halleve, por dinjitozë për t’u përballur me të Keqen e për të rifituar të ardhmen!

Të Keqes që kemi përballë në 25 prill i vjen fundi! Më shumë se të njëjtat halle, sot na bën bashkë e njëjta shpresë, i njëjti besim.  Ne nuk do t’i zhgënjejmë! Fitore

Pata takim mjaft mbresëlënës sot me banorë të fshatit Kropisht. Kanë probleme të shumta për sa i përket infrastrukturës, furnizimit me ujë të pijshëm, energjisë elektrike, e ende në 2021 shumë prej tyre e kanë të pamundur zhvillimin e jetesës normale prej varfërisë.
Mungesa e punësimit bënë që varfëria të mbizotërojë kudo, por këta burra të fortë e të mençur të Labërisë i bëjnë ballë vështirësive duke gjetur zgjidhjen e duhur për të ardhmen.
Ata do të votojnë nr. 9, do të votojnë Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshimin më 25 prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME