Categories Lajme

Kandidatit socialist për deputet i humbin mbi 11 mijë euro: Ishin në një qese, kush i gjen ka shpërblim

Një ngjarje e pa precedentë është regjistruar në qytetin e Kavajës, ku kandidatit socialist për deputet Vaid Shaba, i janë humbur rreth 1,4 milion lekë.

Burime për gazetarin e ABC, Aldo Kozarja, bëjnë të ditur se paratë mbaheshin në një qese nga një punonjës i zyrës së Këmbimit Valutor në pronësi të Vaid Shabës, i cili kandidoi në garën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 nën siglën e PS, për qarkun e Tiranës.

Pasi ka mësuar për humbjen e parave, kandidati për deputet ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës edhe njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët.

Në këtë njoftim thuhet se kanë humbur 10 mijë euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga. Vaid Shaba premton edhe shpërblim për personin që jep informacion që i ka gjetur. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME