Categories Lajme

“Kanë frikë nga Greqia”, PDIU hap fushatën në varrezat e Kllogjerit, Idrizi: Askush në Parlamentin e Shqipërisë nuk e përmend Çamërinë

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit në varrezat e Kllogjerit në Sarandë për të kujtuar çështjen çame.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se politika shqiptare ka frikë nga Greqia dhe është e nënshtruar ndaj një fqinji që nuk e kupton se jemi në shekullin që të drejtat e njeriut nuk mund të nëpërkëmben.

Ai theksoi se në Parlamentin e Shqipërisë askush nuk e përmend Çamërinë dhe çështjen çame, për shkak të frikës nga Greqia.

“Nisim sot një rrugëtim nga varrezat monumentale të Kllogjerit. Nuk ishte e lehtë për ne që ta nisnim në këtë vend këtë fushatë politike. Por ne kështu tejkalojmë çdo keqdashje apo bestytni. Në fakt ky memorial dhe piedestal duhet të ishte ngritur nga çdo parti politike, nga çdo qeveri e për çdo trevë të Shqipërisë. Sot kam vetëm një vjalë për të gjithë ata keqdashës që pyesin se çfarë kemi bërë ne për çështjen çame. Ju them ja ku e keni, atë që duhet ta kishte bërë çdo qeveri, u themi se këtë e kemi bërë ne. Për mua nuk ka krenari më të madhe sesa t’i shohim të rinjtë tanë që bërtasin fortë për origjinën e tyre fisnike. Po ju ça keni bërë për Çamërinë?”, tha Idrizi.

Ai e krahasoi Çamërinë me Mitin e Sizifit që tha se do ta çojë në majën e malit.

“PDIU-së që doli e vetme, i kërkojnë llogari të majtë e të djathtë, se ku jeni. I drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv.ministra, sheaf, etj. Ku ishit deri dje, a ju njihte njeri? Ja keni borxh çamërisë. Të kujtohen njëherë që t’ja zënë në gojë emrin e Çamërisë.

Çamëria është si Miti i Sizifit që kam vendosur ta çoj në majën e malit. Sot ky gur i rëndë ka me mijëra duar që e mbartin. Keni gojë të na zini ne me gojë, ne e kemi zanafillën për ta kthyer Çamërinë në një çështje kombëtare.

Ajo që kam parë me neveri nga politika e ditës, është frika dhe nënshtrimi ndaj një fqinji që nuk pranon që ky është shekulli ku të drejtat e njeriut janë të shenjta e nuk mund të nëpërkëmben.

Nuk e kam kuptuar kurrë sesi në atë sallë të Parlamentit, kolegët e mi propozojnë lloj lloj rezolutash, për krimet në Bosje, deri në Kamboxhia, por nuk thonë asnjë fjalë për çështjen çame dhe të kujtojnë ata që u sakrifikuan që të mbetej kjo shqipëri që është sot.

Sot vijmë si një forcë politike seroze. Sot trëndafilat e Çamërisë janë këtu me ne. Sot kërkojmë bekimin e të parëve, martirëve të atdheut që të vijojmë të punojmë për kombin”, deklaroi Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME