Categories Lajme

Kanë në dorë edhe të pasurit/ Mjeku Nakuci: Tashmë nuk dëgjojmë më ”mjekët na ropën”, po kualifikimet me çfarë ti bëjnë?

Nga Dr. Mikel Nakuci Corona virusi solli karantinën. Karantina nuk të lejon te shkosh ku te duash te mjekohesh e aq më tepër jashtë shtetit. Kështu sot të varfër e të pasur janë në duar të mjekëve shqiptarë.

Pikërisht në këtë kohë shoh të dalin në dritë statuse që ndriçojnë figurën e mjekut, i quajnë heronj e super heronj.

Mbas gjithë këtyre viteve që i denigruan, që i përzunë, e që i burgosën, kuptuan më në fund se janë nje diamant që duhet ta kenë pranë.

Të mbushur me zili për pushtetin moral të mjekëve, (që rralle ka edhe nga ata që abuzojnë me të), arritën deri atje sa të përhapin shprehjen se :¨mjeket këtu të lënë të vdesësh¨

Të mbushur me zili për të ardhurat e mjekëve që në shumicën e rasteve jane shumë të ulta për shërbimin që ofrojnë, dhe shumë prej tyre i kane rrogat vërtet te pallogariteshme, ulërinin në cdo rast se : ¨mjekët na rropën, e kanë kthyer mjekësinë në bisnes¨a thuar se një mjek privat nuk shënohet në regjistrat e shtetit si :biznes i vogël ose bisnes i madh¨

Të mbushur me revolte për mungesat e shërbimit shëndetsor për shkak të shtetin tone, i fyen e i goditën mjekët gjatë detyrës, se vetë nuk patën kurrë guximin të bënin qoftë edhe një protestë të vetme për kushtet e mjekësisë. Eshtë më lehtë të fajësosh mjekun.

Të mbushur me injorancë, fajësuan mjekët ata të pasur që mendojnë se meqënëse kanë para nuk mund të sëmuren më, se po të sëmuren ose të vështirësohet mjekimi gjithmonë e kanë fajin mjekët, ose ata të varfër që kujtojnë se shkaku për problemet e tyre kur sëmuren është i mjekut.

Të revoltuar se presin në urgjenca, pa kuptuar se nuk jane në rradhën e domateve, dhe se te sëmuret kane përparësi ne bazë ë problemit shëndetsor qe paraqesin. Pa kuptuar se pritja nje fare kohe në urgjencë shpesh here është procedure e diagnozës për të arritur nje shërbim sa më te mire për të sëmurin ata bërtasin se: ¨ nuk na prek njeri me dorë se nuk kemi paguar para¨.

Ata thërrasin që mjekët të jene të kualifikuar. Po si? Nuk kenë kuptuar se mjekët duhet të jenë relativisht të pasur, sepse kështu do t’i shërbejne më mire atyre. Ata që lejuan të pasurohen politikanë, hajdutë, dhe injorantë, quajnë herezi që mjeku i cili harxhon jetë e tij për tu rritur profesionalisht, ne shërbim të tyre të pasurohet. Ai duhet të jetë i varfër, shërbëtor, mundësisht skllav. Por a e dinë qe një konferencë mjekësore që ta ndjekësh ka një pagesë që mund te shkojë deri 1000 euro ?. Mjeku i pasur mund te paguajë për to, mund të paguajë për kurse kualifikimi, dhe nuk do të kthehet në një lupsar i firmave farmaceutike. A e dini se sa investime do t’i duhen një mjeku privat që të mund të ushtrojë profesionin e tij në shërbim të tyre ?. Kurse për mjekët me rrogë duhet shteti të paguajë për kualifikimet e tyre. Por për mjekët nuk ka para. Ka për tendera dhe firma private.

Dhe arritëm këtu ku filluan të kuptojnë se vërtet që mjekët janë aty ku janë ata me sëmundje të vështira duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjes së tyre. E kuptuan këtë nga kjo epidemi, pa kuptuar se ky rrezik nuk është vetëm në këto ditë, por çdo ditë të punës, në ato ditë kur ata i bëjnë presion mjekeve, dhe nuk e lënë të qetë të bëjë punën e tij. Mjafton një shpim me nje gjilpërë të një të sëmuri, që të rrezikohet jeta e nje mjeku dhe e familjes se tij. E kujt nga ne nuk i ka ndodhur.

Nje falenderim i madh për ata që kanë pasur gjithmonë besim tek ne, se ne e dimë që nuk jemi të gjithë ëngjëj. Por shumica jonë e duan profesionin, bëjnë sakrifica të jashtzakonshme për të, shqetësohen dhe vuajnë për te sëmurin. Le të vlejë kjo epidemi që të shndrojë mardhenien mjek- pacient në një mardhënie besimi dhe respekti reciprok.

Gjithmonë ekziston frika mos të ndodhi si në shprehjen ¨Kalova lumin të dhjefsha kalin¨. Se ngjarje të tilla kemi pasur. Në vitin 97 kur shteti u shkërmoq, vetëm mjekët punonin bile edhe nën kërcënimin e armëve. Por kjo u harrua shpejt. Le të shpresojme me rastin epidemise të ndodhe ndryshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME