Categories Lajme

“Kanë qenë 23 vite të vështira…” kryetari i Gjykatës së Sarandës reagon pas shkarkimit nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra kryetarin e gjykatës së Sarandës Alltun Çela, pasi kishte probleme me pasurinë, por edhe ne itegritetin e gjyqtarit  dhe në aftesitë profesionale.

Në një njoftim për mediat gjyqtari Alltun Çela ka reaguar pas vendimit të KPK-së, ku shprehet se ende  juridikisht nuk është shkarkuar dhe se do të vazhdoj betejën ligjore.

Kanë qenë 23 vite të vështira,por jam ndjerë krenarë për cfarë kam dhënë, dhe kurrë se kam parë veten mbi të tjerët. Rrugëtimi im ka kaluar përmes gjykimit të mbi 12 000 çështjeve gjyqësore me mbi 25 000 qytetarë të përfshirë. Jam përpjekur me çdo mundësi që çdo shtresë apo komunitet të ndihej i përfaqësuar. Sigurisht në jetë kam bërë dhe gabimet e mija por kurrë në kurriz të drejtësisë.”- shkruan ndër tjera Çela.

Deklarata e plotë

Të dashur miq!

Së pari, ju falenderoj shumë për mijëra mesazhet dhe telefonatat tuaja nga çdo kënd ku jetoni!

Së dyti, në këto 23 vite të shërbimit tim në radhët e drejtësisë jam munduar të mos e harroj amanetin e babait tim për të qenë i drejtë e që kurrë mos abuzoja me të.

Vuajtjet e padrejta të familjes time të dënuar politikisht kanë qenë refreni i çdo dite të punës time për të bërë vetëm drejtësi për këdo u sulmua nga abuzuesit me pushtetin pavarësisht krahut në këto 23 vite.

Kanë qenë 23 vite të vështira,por jam ndjerë krenarë për cfarë kam dhënë, dhe kurrë se kam parë veten mbi të tjerët. Rrugëtimi im ka kaluar përmes gjykimit të mbi 12 000 çështjeve gjyqësore me mbi 25 000 qytetarë të përfshirë.

Rrugëtimi im nisi në Delvinë si Kryegjyqtar në muajin Mars të vitit 1995. Kujtoj me shumë respekt mbarë qytetarët e Delvinës në vitin 1997 kur më respektuan duke e ruajtur Gjykatën edhe pse çdo institucioni tjetër në jug i doli flaka.

Në vitin 1998 u transferova si gjyqtar në Sarandë. Zyrën ku punova u mundova ta kthej në zgjidhje për qytetarët. E bëra me shpirt. Nuk pata asnjë dallim në dhënien e drejtësisë. Zyra  ku punoja ishte e hapur për të gjithë.

Jam përpjekur me çdo mundësi që çdo shtresë apo komunitet të ndihej i përfaqësuar. Sigurisht në jetë kam bërë dhe gabimet e mija por kurrë në kurriz të drejtësisë.

Shtetin tim, në vazhdim të traditës familjare do e dua njësoj pavarësisht goditjes së padrejtë që mori karriera ime.

Unë i premtoj kujtdo dashamirësi se betejën ligjore do e çoj deri në fund. Kam besim të plotë se do e arrij drejtësinë time. Ishte vetëm shkalla e parë.

Unë ende juridikisht nuk konsiderohem i shkarkuar sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Për ta mbyllur, sot ndihem krenar që jetoj po në banesën ish-punishte, të përshtatur për banim bashkë me miqtë e mi prej vitit 1995, pa asnjë dallim. Këtu do jetë dera ime edhe pas 20 vitesh. Në rrugët e qytetit do të më keni edhe në vazhdim. Ndër tavolinat e kolegëve të drejtësisë edhe në vazhdim.

I juaji, me Respekt Alltun Çela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident/ Makina përfundon në përrua në Lushnje, plagosen babë e bir

Një makinë  ka dalë nga rruga pranë fshatit Kasharaj të Lushnjës. Në mjetin tip “Mercedes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrahja e Roshit dy ditë më parë në Tiranë, 2 në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë. Ja kush janë

Dy ditë më parë, në Tiranë, ka ndodhur një incident i dhunshëm, ku 48 vjeçari, Adriatik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Doli në përgjimet e dosjes “Çyrbja”/ Vetëdorëzohet në polici Kreshnik Farruku

Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet spanjolle, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja tragjike: Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve humb jetën nga infarkti në Bremen, Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bremen, Gjermani. Mirela, një nënë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E ekzekutoi sepse i ndau të motrën nga burri, ja vendi ku Arjon Hasa fshehu armën

Arjon Hasa, i cili dyshohet se ekzekutoi Ramazan Mataj pasi ky i fundit kishte ndikuar në…

LEXO ME SHUME