Categories Lajme

Kanos policin me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari në Kolonjë

Një 36-vjeçar  është arrestuar nga policia pasi një konflikti me një bashkëfshatar të tij në Tuç Lart të Kolonjës dhe më pas ka kanosur me sëpatë edhe një punonjës policie.

Sipas policisë 36-vjeçari me iniciale B.A është konfliktuar për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij, 66-vjeçarin me iniciale R.M, të cilit i kishte thyer me gurë xhamat e banesës duke u larguar më pas me shpejtësi.

Forcat  e policisë kanë mbërritur në vendngjarje pas një telefonate ku u njoftuan për konfliktin dhe më pas u drejtuan për në banesën e 36-vjeçarit, e cila ishte në pronësi të tij dhe të të atit, 64-vjeçari me iniciale F.A.

Në çastin kur  punonjësit e policisë kanë mbërritur në banesën e tij, 36-vjeçari ka bërë rezinstencë duke kanosur një nga blutë me një sëpatë.

Pasi kanë bërë ndalimin e tij policia ka kryer kontroll të banesës ku u gjetën 22 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 69 copë fishekë luftarakë, si dhe 1 sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

36-vjeçari , i cili më parë ishte dënuar për “Dhunë në familje” u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa babai i tij po procedohet në gjendje të lirë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME