Categories Lajme

Kaosi me kamionët, ”fluturojnë” tre shefa të rrugores

Mjetet e tonazhit të lartë dhe urbanët vijojnë të jenë shkaktarët kryesor të krijimit të trafikut në Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës ka ngritur shërbime suplementare për monitorimin kamionëve dhe betonieret. Trafiku i automjeteve në Tiranë rëndohet nga jo vetëm nga qarkullimi i kamionëve, betoniereve por edhe nga mosrespketimi i orareve nga atubusët e linjave urbane dhe interurbane. Mjete të tonazhit të rëndë që kalojnë në zonat me trafik të rënduar dhe autobus që nuk ndalojnë në vendin e përcaktuar për të zbritur udhëtarët.

Arsyeja e ishte monitorimi i akseve në orët 07:00-deri në 09:00 lidhur me respektimin e orarëve të kamioneve dhe betoniereve në rrugët e brendshme Tiranës. Mejtet e tonazhit të lartë vijojnë të qarkullimin, të pashqetësuar nga askush.

Kjo ka bërë që të ketë disa lëvizje drejtuesish të nivelit të larte në polici që kanë qenë të emëruar në policinë Rrugore të Tiranës. I pari që ka ikur nga detyrë ka qenë I.R., ish-shefi i seksionit te linjave interurbane në Komisariatin Tiranë. Të njëjtin fat ka pasur edhe A.TH, ish-shefi i zyres se Aksidenteve ne Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë. I treti që ka lëvizur ka qenë O.Gj., ish-specialist i Aksidenteve në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor. Këto ndryshime janë propozuar nga shefi i policisë rrugore në Tiranë dhe firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME