Categories Lajme

Parkime të gabuara, xhirime gomash… p.oli.cia vendos 1 346 gjoba

Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon bashkëpunimin me komunitetin, duke reaguar ndaj ankesave dhe shkeljeve të adresuara nga qytetarët çdo ditë.

Policia thotë se vetëm gjatë ditëve të fundit, në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe në adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit janë administruar 1 149 ankesa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkeljet konstatojnë në parkime të gabuara, qarkullim në korsitë e shërbimit publik dhe për biçikleta, shkelje të semaforit, xhirime gomash e veprime të tjera të rrezikshme në qendrat e banuara, shkelje të cilat janë rrezik i shtuar jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

“Si rezultat i reagimit dhe verifikimit në kohë të çdo ankese, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 1 346 masa administrative, 123 prej tyre me sanksion plotësues i janë përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm Organeve Administrative Shtetërore, në territorin e të cilave janë konstatuar shkeljet respektive”, thotë policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME