Categories Lajme

Kapen 16 persona në Tiranë, policia jep detajet

Në orët e fundit, Policia e Tiranës ka arretsuar 16 persona. Uniformat blu të kryqyetit bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.Vihen në pranga 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim R. M., 48 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  Sh. D., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë te ftohta dhe 1 aparat i dyshuar si bllokues valësh;  A. P., 19 vjeç dhe E. H., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike;  K. Sh., 20 vjeç dhe K. R., 27 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe iu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim E. S., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka dhënë vendimin “Arrest në shtëpi”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë nuk është konstatuar në banesë. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit D. Gj., 28 vjeç, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu  sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  I. T., 60 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje;  A. I., 21 vjeç pasi për motive të dobëta është konfliktuar duke e goditur me gurë dhe më pas e ka qëlluar me thikë shtetasin S. Gj., 19 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 20 vjeç dhe proceduan penalisht një shtetas të mitur 17-vjeçar pasi janë konstatuar duke hapur një mjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  I. U., 52 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes: H. N., 52 vjeç pasi u kap me disa kuti me veshje, pa faturë shoqërimi të mallit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve Q. M., 52 vjeç dhe E. L., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME