Dy persona janë arrestuar në Vlorë dhe Sarandë, të akuzuar për dhunë në familje. “A. C., 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë, është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për ndalim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.
Categories
Lajme
Kapen 2 persona në Vlorë dhe Sarandë
