Categories Lajme

Kapen 400 kilogramë kokainë në arkat e bananeve, qentë antidrogë ‘fundosin’ trafikantët

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur sërish në shtetin italian. Mediat vendase raportojnë se 400 kg kokainë janë kapur nga autoritetet doganore e ato të Guardia di Finanza në portin e Civitavechios në Romë.

Kokaina ishte fshehur mes kutive të bananeve në një kontejner që mbërrinte nga Amerika e Jugut e tranzitonte përmes portit roman. Kapja e lëndës narkotike u bë falë qenëve antidrogë të cilët identifikuan kontejnerin me drogë.

Sipas autoriteteve italiane, kokaina do të sillte për grupet trafikante një përfitim mbi 170 milionë euro. Është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në portin e Civitavechias.

Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve si dhe të kanaleve të menaxhimit të trafikut të kokainës së sekuestruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME