Categories Lajme

Kapet 45-vjeçari në Tiranë, Përgjonte të dhënat kompjuterike

Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas të huaj në Tiranë, pas finalizimit të operacionit policor “Hija”. 45 vjeçari B. P., për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Policia nuk jep shumë detaje për arsye hetimi, ndërsa sqaron se nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”. Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Më datë 09.10.2020, nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“ në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u realizua operacioni policor i koduar “Hija”.

Pas një hetimi të shpejtë duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar dhe në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës kriminale për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi i huaj: -B. P., 45 vjeç (Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera). Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprat penale të përmendura më lart.

Materiali hetimor i administruar nga “Njësia e hetimit të krimeve kibernetike“ kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME