Categories Lajme

Kapet i riu me 16 000 euro në Rinas, ja si u zbulua

Policia e Rinasit ka ndaluar një 28-vjeçar i cili posedonte me vete një sasi prej 16 mijë eurosh dhe që nuk e deklaroi tek autoritetet doganore.

Sipas burimeve zyrtare ai mbante në çantën e mesit sasinë e parave duke tentuar ti kalojë të padeklaruara.

NJOFTIMI I PLOTE Rinas Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 16 000 euro, procedohet penalisht poseduesi. Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore. Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME