Categories Lajme

Kapet i rrezikshmi i Tiranës, u kap duke vjedhur

Falë reagimit në kohë të policisë është bërë e mundur parandalimi i vjedhjes së një banese. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i të riut u bë pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç. Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Por s’ka mundur të largohet, pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë.

Njoftimi i policisë

parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët dhe reagimit në kohë të Policisë. Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit  E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën’’Siri Kodra’’ u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç. Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur  shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta,  por s’ka mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ”Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME