Categories Lajme

Po kthehen studentët nga Kina/ Njëra u kontrollua, nuk është e infektuar

Ndërsa virusi i Corona Virusit ka mbërritur tanimë në Europë, ku janë konstatuar tre raste në Francë dhe një në Gjermani, autoritetet njoftojnë se Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për depërtimin e virusit të ri. Një ditë më parë ka mbërritur në vendin tonë një studente nga Pekini e cila pak kohë më parë kishte qenë në Wuhan në vatrën e epidemisë.

“Top Channel” raporton se analizat e studentes kishin rezultuar negative, ndërkohë ajo kishte udhëtuar nga Pekini në Stamboll më pas në Milano për të mbërritur një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Pasi ka kaluar skanimin në 4 aeroporte nga ka kaluar studentja është duke u survejuar në ambientet e shtëpisë së saj nga ekspertë të shëndetit publik. Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Pekin thotë se në Wuhan ka mbetur vetëm një studente. “Kemi vetëm një studente në Wuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim, sado që kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të tjerët, ne dijeninë tonë janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe”, shprehet ai. Por në fakt si mund të mbrohemi nga Corona Virusi. Shqiptarët blejnë online dhe shumë nga porositë e tyre vijnë nga Kina. A duhet të kenë frikë se kështu mund të kenë porositur corona viurs? Kalo thotë se mundësitë që corona virus të vijë janë të pakta, por edhe nëse do të mbërrijë nga ndonjë udhëtar sistemi është në gatishmëri për të identifikuar dhe menaxhuar atë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME