Categories Showbiz

Kapet ‘mat’ DJ-i Sardi. Pas ndarjes nga moderatorja, lumturisht i dashuruar në një lidhje të re

Pas ndarjes nga moderatorja simpatike Jonida Vokshi, me të cilën zbuloi se kishte një lidhje në fund të vitit të kaluar, DJ Sardi duket se është më i lumtur se kurrë në një lidhje të re.

Sardi ka gjetur lumturinë në krahët e një tjetër femre, identiteti i së cilës për momentin mbetet ende sekret, por  sa mesa duket  lidhja me të është mjaft serioze aq sa DJ-i është përkushtuar së tepërmi asaj.

Sardi më herët, u përfol gjerësisht në media për lidhjen romantike me moderatoren simpatike Jonida Vokshi, të cilën e pranoi publikisht në emisionin “Familja” kur  u pyet nga moderatori Turjan Hysko, mirëpo marrëdhënia mes tyre nuk funksionoi.

Sipas mediave, rozë shkak i ndarjes me Jonidën ishte xhelozia, duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës.

Dyshja tanimë po vijojnë rrugën të ndarë dhe me sa duket të lumtur, kjo pasi edhe Jonida pak ditë më parë në “Xing me Ermalin” foli për herë të parë për romancën e saj me Besnik Krapin, një aktor/producent shumë të njohur.

Duke publikuar identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën, moderatorja pohoi të shtunën se ka plane të afërta për martesë, kështu që një dasmë është në horizont.

“Unë me të jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’ pasi ishim të dy pjesë e kastit të serialit. Kemi qenë në fillim miq, dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Si dy të dashuruar, do vijë një moment që do konkludohet dashuria. Qe si një lloj dashurie me shikim të parë, ka qenë një lloj shkëndije si ajo e një dashurie me shikim të parë”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME