Deputeti Kujtim Gjuzi mesa duket në ditën e të dashuruarve ka vendosur të blejë një buqetë lulesh, por nuk dihet se kush është fatlumja që do surprizohet.
Këto foto të siguruara nga Top Channel tregojnë Kujtim Gjuzin teksa hyn në një dyqan lulesh duke qëndruar pak minuta e del prej andej me një tufë lulesh në dorë.
Fotot dëshmojnë që edhe “naltmadhnia” e tij e feston këtë ditë të shënuar për të dashuruarit. Ajo që ngjall kuriozitet është se për cilën zonjë apo zonjushë ishin këto lule.

