Categories Lajme

Kapet në Dibër me doza kanabisi në makinë 23-vjeçari nga Tirana

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. U kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, në automjetin që drejtonte, vihet në pranga 23-vjeçari nga Tirana. Procedohen penalisht 3 pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Sekuestrohen dozat e kanabisit, një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vijuar punën në terren për goditjen e veprimtarive kriminale në këtë fushë. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa shtetas që udhëtonin nga Tirana drejt Peshkopisë, për të cilët dyshohej se posedonin dhe do të shisnin doza me lëndë narkotike kanabis në qytetin e Peshkopisë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.  

Në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë,  shërbimet e Policisë  kanë ndaluar automjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F.B., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëbashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, konkretisht shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME