Categories Lajme

Kapet në Kosovë ai që porositi zhdukjen e Jan Prengës

Arrestohet në Kosovë, Aldo Majnishta, një nga organizatorët e zhdukjes së Jan Prenga në Kamzë e më pas në zonën e Maminasit.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë, me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër. Ky shtetas, në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta”, njofton policia.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës dyshohet se u porosit nga jashtë Shqipërisë për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine në portin e Portsmuthit nga familjarë të tij

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME