Categories Lajme

Kapet në Rinas 57-vjeçari! Akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

57-vjeçari me iniciale G. S., synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim. GJKKO-ja ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi:

Kapet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv ndalimin e shtetasve që tentojnë të levizin ilegalisht, ndërkohë që janë në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale konstatuan se shtetasi G. S., 57 vjeç, synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së ekzekutuan masën e sigurisë të caktuar nga GjKKO-ja, për 57-vjeçarin.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan SPAK-ut.

Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME