Categories Lajme

Kapet ‘tregtari’ i kokainës në Lushnje / Procedohen penalisht edhe klientët e tij

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 39-vjeçar në kuadër të një operacioni policor të nisur 5 muaj më parë.

39-vjeçari shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit.

Në gjendje të lirë janë proceduar 10 shtetas të tjerë të cilët dyshohet se blinin lëndën narkotike nga kty shtetas.

Në kuadër të operacionit, policia ka sekuestruar 900 000 lekë, 4 aparte celularë dhe një automjet.

Lushnjë

Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv 5-mujor, operacioni policor i koduar “Start”.

Shiste lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Lushnjës, vihet në pranga 39-vjeçari.

Në hetim 10 shtetas të tjerë, të dyshuar blerës të këtyre dozave.

Sekuestrohen një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 4 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në doza, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë iniciuar një procedim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, dhe pas një periudhe hetimore 5-mujore, me metoda proaktive, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Start”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Bazuar në provat e siguruara si rezultat i hetimeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.01.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka rezultuar se 39-vjeçari shiste në zona të ndryshme të Lushnjës, lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. G., 26 vjeç, E. D., 25 vjeç, banues në Kolonjë, L. K., 32 vjeç, M. M., 40 vjeçe, banuese në Rrapëz, R. K., 19 vjeç, banues në Halilaj, A. H., 27 vjeç, banues në Pirrë, F. M., 32 vjeç, banues në Vajkan, A. M., 24 vjeç, banues në Gorre, L. P., 21 vjeç, banues në Bubullimë dhe A. Dh., 24 vjeç, banues në Verri, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se blinin doza të lëndës narkotike kokainë, që shiste shtetasi A. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 900 000 lekë, 4 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME