Categories Showbiz

Kapi nga b*thët Flori Mumajesin, flet për herë të parë Jonida Maliqi: Jam beqare

Prej disa ditësh këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka qenë në qendër të mediave rozë, për shkak të një video të publikuar, ku ajo shfaqet duke fërkuar dhe shtrënguar nga të pasmet kantautorin Flori Mumajesi në rrugët e Parisit. Mëngjesin e sotëm, e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në ‘Report Tv’ ajo ka folur për herë të parë për këtë video dhe raportin me Florin. Jonida është shprehur se është një femër beqare dhe me moral. Sipas këngëtares, kjo video e publikuar është bërë nga njerëz që nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh.

‘Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson.

Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh.

Ajo që më vr et, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe I përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”, deklaroi Maliqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME