Categories Lajme

Karantinë e dytë? Rama i prerë: Edhe ditë votimi të jetë…pandemia e dytë që po na shqetëson

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama nuk e përjashtoi karantinën e dytë nëse nuk do të respektohen masat kundër koronavirusit. Ai u kërkoi qytetarëve që të vendosin maskën dhe të zbatojnë rregullat për të shmangur uljen e orës policore dhe rritjen e kufizimit.

Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. Në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi.

Për një mijë e një arsye që i kam dëgjuar edhe nga ekspertët tanë, edhe nga të tjerë, që komunikoj për të mësuar dhe ndërkohë gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike, është reale kjo nuk është për të qeshur, efekteve traumatike të të gjithë kësaj kohe dhe gjithë këtyre shtrëngimeve, ndryshimeve, shqetësimeve tek psiqika e kësaj dynjaje, dhe e treta duhet të keni parasysh, kur një vend i BE-së u mbyll, ka një konto europiane, që përgjigjet, janë të gjithë këta komponentë që ne duhet ti marrim në konsideratë. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por përse?

Nëse  numrat janë brenda parashikueshmërisë dhe spitalet vazhdojnë brenda skenarëve të planifikuar atëherë jeta duhet të vijojë me ato masa, që njerëzit të marrin frymë. 

Nëse njerëzit nuk do të kufizohen, nëse nuk do të vendosin maskën kur dalin nga shtëpia, nuk do të respektojnë rregullat minimale, ora policore do të shkojë duke u ulur dhe kufizimi duke u rritur, dhe larg qoftë të bëhet një karantinim  i përgjithshëm, edhe sikur jo zgjedhje, por edhe ditë votimi të jetë, kjo nuk do të thotë të spekulohet, plani i fshehtë i Ramës, karantinë për kutitë e votimit. Duhet të ti kemi parasysh” tha ai. Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME