Categories Lajme

Karantinë për ilaçet e skaduara! Manastirliu inspekton depon e re të barnave në QSUT

“Kemi rritur disa herë financimin për barnat si dhe po sigurojmë kushtet bashkëkohore për ruajtjen e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë siguri për trajtimet medikamentoze”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi depon e re të barnave në QSUT, e cila pritet të përfundojë së shpejti.

“Para disa viteve as që mund të mendohej një investim i tillë, një strukturë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave sepse qytetarët nuk kishin as barnat bazë në spitale, ndërkohë që vetëm në spitale financojmë më shumë se 40 milion dollarë/vit për barnat për qytetarët dhe 100 milion dollarë për barnat e rimbursueshme”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek rritja e përfitimeve për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Nga indeksimi i çmimeve të barnave të miratuar së fundmi nga qeveria, krijohet mundësia për të rritur përfituesit që marrin falas barnat me rimbursim dhe sigurimin e terapive të reja të mjekimit”.

Sa i takon investimit për depon e re të barnave në QSUT, Manastirliu tha se ky investim për sigurinë e qytetarëve.

“Ky është një investim që në thelb i shërben sigurisë së qytetarëve, barnave të sigurta për ta, kombinimeve të barnave që do të kryhen në kushtet e duhura për terapi sa më efikase për pacientët, ruajtjes me standarde te medikamenteve dhe padyshim edhe transparencës për qarkullimin e barnave brenda shërbimeve të QSUT”.

Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT, me një sipërfaqe mbi 2600 metër katror, përfshin edhe aparaturat e teknologjisë së lartë. Depo qendrore e barnave në QSUT do të ketë 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore. Godina e re qendrore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave do të ketë edhe karantinë për barnat e skaduara apo materiale të rrezikshmërisë së lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME