Categories Sport

Karrierë e mbyllur?! Pol Pogba rezulton pozitiv në testin e dopingut, ja çfarë rrezikon mesfushori i Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba ka dalë pozitiv në një test dopingu.

Ai rezultoi pozitiv në një test të kryer më 20 gusht të vitit të kaluar pas hapjes së kampionatit ndaj Udinezes. Lajmi është bërë i ditur nga “corriere. it”  Analizat e kryera zbuluan gjurmë të testosteronit në gjak.

Sipas mediave italiane testosteroni është një substancë që nuk mund të merret me një përjashtim terapeutik. Prandaj, Pogba rrezikon një dënim maksimal prej katër vitesh skualifikim edhe nëse është shumë herët për të bërë ndonjë supozim.

Ndërkohë do të duhet të bëhen kundër analiza për të konfirmuar pozitivitetin dhe për të kuptuar se cila mund të jetë linja mbrojtëse e francezit, kampion bote në vitin 2018.

Rasti i fundit i një polemike dopingu në Serinë A është ai i argjentinasit tek Atalanta, Hose Luis Palomino, i cili doli pozitiv për nandrolone në vitin 2022, por më pas u lirua nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Përplasje e dhunshme në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie (VIDEO)

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me një sherr masiv në tribuna mes mbështetësve…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Trajneri i Anglisë komenton shortin: Shqipëria mund të na befasojë, ka lojtarë shumë të talentuar

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka folur pas shortit të kualifikueseve të Botërorit. “Serbia dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Emri\ Futbollisti shqiptar ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

Një lajm i rëndë ka ardhur nga bota e sportit, ku utbollisti i Vushtrrisë, Erjon…

LEXO ME SHUME