Categories Lajme

Kastrati grup sjell kompaninë ajrore Ryanair, i cili ka sjellë revolucionin e çmimeve të ulëta në Europë

Kastrati grup sjell kompaninë ajrore Ryanair, i cili ka sjellë revolucionin e çmimeve të ulëta në Europë dhe nis fluturimet nga Shqipëria nga 31 tetori. Kjo linjë ajrore konfirmon rekord të rezervimeve të biletave për 17 destinacione të reja nga Shqipëria. Këtë të mërkurë është firmosur kontrata mes kompanisë ajrore Ryanair dhe kompanisë shqiptare.

CEO i kompanisë Ryanair, Michael O’Leary u shpreh se aviacioni ka pasur progres në Shqipëri dhe do të ketë rritje të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme të turizmit, jo vetëm këtë dimër por edhe për shumë vite të ardhshme në Shqipëri.

Michael O’Leary: “Javën e ardhshme të martën më 31 tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në apo nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur për muajin e parë të fluturimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror në Ryanair në Tiranë me 17 destinacione dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për çmime për udhëtim vërtetë të ulëta për ardhjen e turistëve në Shjqipëri, si për qytetarët shqiptarë gjithashtu. Si linjë ajrore numër 1 në Europë, Ryanair beson se mund të japë rritje të jashtëzkonshme dhe të qëndrueshme të trafikut dhe turizmit, jo vetëm këtë dimër por edhe për shumë vite të ardhshme në Shqipëri.”

Ryanair ka nisur një fushatë promocionale 3 ditore në të 17 destinacionet e reja për ose nga Tirana duke filluar nga 14.99 euro. Dhe mund të rezervohen deri më 28 tetor në faqen e internetit të Ryanair.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME