Edhe Kastro Zizo nuk ka qëndruar i heshtur dhe ka reaguar për çështjen e teatrit që ka ndarë aktorët shqiptarë në dy grupe, në ata që duan rrënimin e tij dhe ata që duan ndërtimin e një ndërtesë të re, transmeton Gazeta Metro.
Aktrori i famshmë, tash e një kohë edhe moderator, Kasto Zizo është shprehur publikisht pro rrënimit të Teatrit, të cilin ai e quan ‘borvello’ në të cilën kryenin marrëdhënie seksuale shumë persona dhe se kryheshin orgji të ndryshme.

“Do doja të bëja një status të gjatë për këtë çështjen e teatrit …thjesht s’kam kohë t’ju them që ai biçim Bordello duhet fshirë në gjenezë nga tullat, kanë qenë ato që kanë parë lloj e soj përversiteti italian “Locopoco”, ai vend që bënin seks dhe 10 njerëz në një dhomë…ai vend që më vonë u bë djepi i artit Kombëtar. Nëse ne jemi kështu…pra, kujtues të Orgjisë Kombëtare le të qëndrojë aty…ku t’i marri frymën regjisorëve e aktorëve…shkrimtarëve dhe publikut me dhe pa nder. Mua s’më rruhet shumë nëse aty ndërtohet diçka../do të vidhet diçka …do të abuzohet diçka … Unë di që Arti i vërtetë bëhet në rrugë…por jo në një rrugë KOMUNISTE! Bëni ç’të doni, por mos harroni të kruani TOPET para se t’i uroni fat TEATRIT QË KA NEVOJË PËR ART DHE JO PËR BRITMA PËR PAK VËMENDJE! Zoti ju bekoftë siç bekoi njeriun para se t’i jepte mollën!”, ka shkruar Kastro, reagim ky i cili mori vëmendje mediatike.
