Categories Lajme

Katastrofë në det të hapur, transportuesja gjigante e kimikateve digjet në brigjet e Kanadasë

Një anije transportuese po digjet prej të shtunës pranë brigjeve kanadeze në Paqësor duke lëshuar sasi të mëdha tymrash toksike prej kimikateve qe transportonte. Roja bregdetare kanadeze ka evakuar tashmë 16 vetë nga transportuesja Zim Kingston, e cila po lundronte drejt Vancouver kur shpërthyen flakët. Anija është ankoruar tashmë pranë qytetit Victoria në rajonin kandez të British Columbia, që shënon dhe kufirin detar me Kanadasë e SHBA.

“Anija është në flakë dhe duke lëshuar gaze toksike,” thuhej në një paralajmërim të Rojës Bregdetare Kanadeze. Nuk njihen ende arsyet e aksidentit por më vonë në dekaratë u shtua se zjarri kishte përfshirë dhjetë konteinerë.

“Zjarri mbetet ende një event dinamik dhe zyrtarët po punojnë për menaxhimin e situatës. “ “Grupet po mobilizohen për shuarjen e flakëve dhe rekuperimin e konteinerëve që ranë nga anija të premten”.

“Aktualisht nuk ka rrezik për njerëzit në tokë dhe situata është duke u monitoruar”, thuhej në njoftim. Roja bregdetare tha se ka zgjeruar zonën e emergjencës rreth transportueses në dy milje detare nga një milje një ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME