Categories Bota

Katër shqiptarë tm.erri i Barcelonës, grabitën 27 shtëpi

Një bandë shqiptarësh që kishte mbretëruar duke përhapur një valë frike në të gjithë Barcelonën, përmes vjedhjeve të shumta, është çmontuar nga policia. Një deklaratë mëngjesin e së dielës nga njësia lokale e policisë në rajonin e Katalonjës, konfirmoi se disa individë që i përkisnin bandës ishin arrestuar pas një hetimi shterues.

Mes të arrestuarve janë 4 shqiptarë midis moshës 32 dhe 34 vjeç të cilët dyshohet se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish në lagjet Vallès Occidental dhe Baix Llobregat Osona. Hetimi nisi muajin e kaluar pasi një seri vjedhjesh u raportuan nga banorët e zonës. Ishte një banor i zonës që raportoi për një person të dyshimtë në lagje. Një oficer policie nxitoi në vendin e ngjarjes, por kur iu ndeshi në kërcënimet e tij. Gjithsesi shqiptari u arrestua dhe me vete iu gjetën një bollëk të sendeve me vlerë, duke përfshirë stoli dhe sasi të konsiderueshme parash. Më vonë u zbulua se ai ishte me dy persona të tjerë.

Të gjithë ishin pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 6 persona të cilët siç raporton policia ishin specialistë për hyrë në shtëpi dhe që vepronin në mënyrë metodike për t’i plaçkitur ato. Skema ishte e qartë. Ata parkonin makinën në një vend të errët. 3 prej tyre dilnin prej saj me rroba të errëta. Pasi kryenin grabitjet ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës. Vetëm pasi kishte prova, policia kreu një bastisje në këtë shtëpi ku gjeti një sasi mallrash të lidhur me dhjetëra grabitje. Personat që u gjendën aty u arrestuan. Ata do të dalin në gjyq javës tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME