Categories Lajme

Katër shqiptarë tmerri i Barcelonës, grabitën 27 shtëpi

Një bandë shqiptarësh që kishte mbretëruar duke përhapur një valë frike në të gjithë Barcelonën, përmes vjedhjeve të shumta, është çmontuar nga policia. Një deklaratë mëngjesin e së dielës nga njësia lokale e policisë në rajonin e Katalonjës, konfirmoi se disa individë që i përkisnin bandës ishin arrestuar pas një hetimi shterues. Mes të arrestuarve janë 4 shqiptarë midis moshës 32 dhe 34 vjeç të cilët dyshohet se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish në lagjet Vallès Occidental dhe Baix Llobregat Osona. Hetimi nisi muajin e kaluar pasi një seri vjedhjesh u raportuan nga banorët e zonës. Ishte një banor i zonës që raportoi për një person të dyshimtë në lagje. Një oficer policie nxitoi në vendin e ngjarjes, por kur iu ndeshi në kërcënimet e tij. Gjithsesi shqiptari u arrestua dhe me vete iu gjetën një bollëk të sendeve me vlerë, duke përfshirë stoli dhe sasi të konsiderueshme parash. Më vonë u zbulua se ai ishte me dy persona të tjerë.

Të gjithë ishin pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 6 persona të cilët siç raporton policia ishin specialistë për hyrë në shtëpi dhe që vepronin në mënyrë metodike për t’i plaçkitur ato. Skema ishte e qartë. Ata parkonin makinën në një vend të errët. 3 prej tyre dilnin prej saj me rroba të errëta.Pasi kryenin grabitjet ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës. Vetëm pasi kishte prova, policia kreu një bastisje në këtë shtëpi ku gjeti një sasi mallrash të lidhur me dhjetëra grabitje. Personat që u gjendën aty u arrestuan. Ata do të dalin në gjyq javës tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME