Categories Lajme

Katër vjedhje të dokumentuara, kapet ‘skifteri’ i banesave në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e një sërë vjedhjeve në Tiranë, katër prej tyre të dokumentuara. Gjatë arrestimi i janë gjetur në banesë edhe disa prej sendeve të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore, finalizuan operacionin policor të koduar “Egnatia”, në kuadër të të cilit kapën dhe ndaluan shtetasin: G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentin me prova ligjore të 4 rasteve të vjedhjes së banesave nga ky shtetas dhe konkretisht:

Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.

Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.

Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.

Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale ‘”Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME