Categories Lajme

Kavajë, punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, policia arreston përfaqësuesin e firmës së ndërtimit

Arrestohet nga policia e Kavajës përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Golem, ku në një objekt ndërtimi u rrëzua nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital punëtori D. H.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit M. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qenë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME