Categories Lajme

U gjet i vdekur, shqiptari 24-vjeçar la porosi në telefon. Regjistroi edhe një video-mesazh

Ende janë të paqarta rrethanat se si ndërroi jetë 24-vjeçari nga komuna e Lipjanit, Shqipdon Aliu. Mirëpo, ajo që dihet deri më tani është se ai pak para se të vdiste kishte lënë pas një video-incizim në telefon. Kështu deklaron kreu i Lipjanit, Imri Ameti.

Ai, i ftuar në Pressing të T7, ka folur edhe për vdekjen e 24-vjeçarit, Shqipdon Aliut, trupi i të cilit u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti tha se kjo qe ka ndodhur është fatkeqësi dhe se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Kjo çka ka ndodhur është një fatkeqësi. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe qytetarët e Gadimes nga Lipjani”, ka thënë Ahemti në Pressing.

Gjatë kontrollit që iu bë telefonit, personi që gjeti trupin kishte lexuar disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

Po ashtu mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij, por nuk dihen detaje./ Gazeta Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME