Categories Lajme

Kavajë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, shoqërohet në polici 12-vjeçari! Nisin hetimet edhe për babanë e të miturit

Një 12-vjeçar është shoqëruar në policinë e Kavajës, pasi gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar gjithashtu  dhe proceduar penalisht babanë e të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak”, njofton policia.

Policia po punon me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi

Kavajë

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjecar.

Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit ër veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME