Categories Lajme

Kavajë, Sakja në zyrë: Nuk e lë bashkinë

Mbështetësit e ish-kryebashkiakut të PD, Isa Sakja vijojnë protestën para bashkisë me thirrjet “Rama ik”. Ndërsa në bashki pritet të konstituohet Këshillit Bashkiak i Kavajës dhe të betohet kryebashkiaku i ri i PS, Redjan Krali.

Sakja është shprehur se nuk do e lirojë zyrën. “Sot do të jem në zyrë, është ditë e zakonshme pune. Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Kemi një dekret të presidentit të Republikës në fuqi dhe absolutisht është e pamundur që populli i Kavajës, jo vetëm demokratët e Kavajës të tolerojnë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të djathta dhe të majta të emëruarit e tyre të pazgjedhur. Dua t’iu bëj me dije se Kavaja kanë votuar vetëm 5% e votuesve dhe unë e lë bashkinë,”-tha ai.

Ndryshe nga situata e krijuar dje në Bashkinë e Devollit, para bashkisë së Kavajës raportohet se ka forca policie.

Krali u shpall fitues si kryebashkiak i Kavajës, në zgjedhjet e 30 qershorit dhe pritet të marrë zyrën.

Kryebashkiakët demokrat kanë paralajmëruar se nuk do ti lirojnë zyrat e tyre për tu vendosur kryebashiakët e rinj socialistë.

Këshillat Bashkiakë që do konstituohen sot:

-Në orën 10:00 do të konstituohet i Këshillit Bashkiak Tepelenë.

-Në orën 12:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Memaliaj

-Në orën 18:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Libohovë. Të pranishëm do të jenë edhe deputetët e qarkut Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.

Në Tepelenë vijon punën për mandatin e tretë Tërmet Peçi, në Libohovë për mandatin e dytë Luiza Mandi, ndërsa në Memaliaj kryetari i ri Gjolek Guci.

Çfarë ndodhi dje në Devoll?

Ndërkohë mbërritja e kryebashkiakut socialist në Bashkinë e Devollit mëngjesin e së hënës (29 korrik), Eduard Duro, që doli nga zgjedhjet e 30 qershorit u prit me protesta nga PD.

Eduard Duro, mbërriti në bashki rreth orës 06:30 minuta dhe me kërkesë të tij, forca të shumta policie përfshirë edhe FNSH blinduan ndërtesën.

Rreth një orë më vonë, para bashkisë mbërriti demokrati Bledjon Nallbati i shoqëruar nga qytetarë.

Njëri me policinë në krah e tjetri me mbështetësit, që të dy pretendojnë se kanë të drejtë për Zyrën e Kryebashkiakut të Devollit.

Demokrati Nallbati flet për uzurpim të zyrës të bashkisë, ndërsa socialisti Duro, pret që punonjësit e Bashkisë të rikthehen në detyrë dhe të distancohen nga veprimet e ish drejtuesit.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME