Categories Lajme

Kavajë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave” arrestohet 48-vjeçari, detaje

Kavajë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për konstatimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në subjektet tregtare në zonën bregdetare.

Organizonin prej rreth 3 muajsh, në lokalin ku punonin, në Golem, vënien e basteve sportive nëpërmjet celularëve, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar.

Sekuestrohen 3 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensifikuar kontrollet në subjektet tregtare në zonën bregdetare të rrethit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u konstatua një tjetër rast i kësaj veprimtarie, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 17-vjeçar.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë, në ambientet e lokalit ku punonin, në Golem, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet disa celularëve. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme, prej rreth 3 muajsh.

Në cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 3 celularë që dyshohet se i shërbenin vënies së basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME