Categories Lajme

KED pubkikon dy emrat që pritet të intervistohen nesër, kush janë gjyqtarët

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përmes një njoftimi publik ka bërë me dije çështjet që priten të shqyrtohen në seancën e ditës së nesërme. Në axhendën e KED-së për këtë të martë parashikohet intervistimi i dy gjyqtarëve në garë për në Kushtetuese, të cilët janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo.

Vlerësimi dhe renditja e të cilëve do t’i kalojë Presidentit Meta për të plotësuar vakancën e radhës për në Gjykatën Kushtetuese. Njoftimi i plotë i KED: Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar: Altin Binaj, Aleksandër Toma, Përparim Kalo. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë: Aleksandër Toma, Përparim Kalo. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME