Kejsi Tola është në mesin e artistëve që do të perfmormojnë në “Sunny Hill Festival”. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në festivalin e njohur të muzikës “Sunny Hill”, i cili edhe këtë vit mbahet në ambientet e parkut të Gërmisë, në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Një ndër këngëtaret që këtë vit performon në kuadër të këtij festivali është edhe Kejsi Tola. Ajo ka publikuar së fundi një video në Instagram, në të cilën konfirmoi edhe një herë pjesëmarrjen në festival si dhe tha se me padurim pret këtë performancë.
“Mezi pres të ju shoh në “Sunny Hill Festival”… Prishtinaaaaaa ”, shkruan ajo.
