Ky është momenti i adhurueshëm që një qenush i jep një përsëritje të përsosur këngës së mëngjesit të një gjeli. Pronari i qenit kapi momentin në celularin e tij në Ukrainë. Këlyshi është duke u ushqyer në momentin kur është dëgjuar kënga gjelit dhe është tërhequr pak pas ka ngritur kokën lart dhe ka kënduar fiks si gjeli pak çaste më parë duke e imituar thuajse në perfeksion.
Pronari i qenushit më vonë ndau klipin online. Videoja po bën një përshtypje të madhe për adhuruesit e kafshëve siç është Nina Balashova që komentuan: ‘Mund ta shikoja përgjithmonë’. Videoja është filmuar në prill, por tani është bërë shumë e ndjekur pasi u mor nga media lokale.


