Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Dollari vazhdon të forcohet përballë lekut

Edhe në mesjavë në tregun e këmbimit valutor vendas leku vazhdon të jetë i zhvlerësuar në raport me të gjitha valutat, ashtu si në fillimjavë.

Këtë të enjte, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 122,22 lekë me një rënie të lehtë krahasuar me fillimjavën. Ndërsa 1 dollar amerikan u këmbye me 113,24 lekë, duke u rritur me 0,55 lekë, krahasuar me të hënën kur e filloi javën në kuotën e 112,69 lekëve.

Nga valutat e tjera, bie në sy një rënie e paundit britanik, dollarit kanadez e atij australian. Kurse franga zvicerane e korona daneze vazhdojnë të jenë në pozita më të forta.

Banka e Shqipërisë vazhdon të zbatojë një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë./ATSH

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 113.24 +0.18
Euro EUR 122.22 +0.05
Poundi britanik GBP 145.85 -0.94
Franga zvicerane CHF 115.20 +0.24
Jeni japonez (100) JPY 101.07 -1.42
Dollari australian AUD 75.01 -0.68
Dollari kanadez CAD 85.41 -0.03
Korona suedeze SEK 11.54 0.00
Korona norvegjeze NOK 12.17 -0.01
Korona daneze DKK 16.37 +0.02
SDR SDR 154.52 -0.02
Ari (OZ 1) XAU 182308.28 +224.75
Argjend (OZ 1) XAG 2067.48 -10.96
Juani kinez (onshore) CNY 16.12 -0.05
Juani kinez (offshore) CNH 16.09 -0.07
Lira turke TRY 18.60 -0.06

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME