Monedha e Eurozonës nuk ka regjistruar luhatje këtë të Premte duke e mbyllur kështu javën në kuotën e 123 lekëve.Edhe Paundi Britanik nuk ka pësuar ndryshime duke mbetur edhe sot në vlerën e 142.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank. Dollari Amerikan gjithashtu qëndron në po të njëjtën vlerë sikurse ditën e djeshme duke e mbyllur periudhën e 28 tetor-01 nëntorit në nivelin e 110.2 lekëve.Franga Zvicerane është rritur sot me 0.2 pikë duke kapur vlerën e 111.5 lekëve.Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot njësoj sikur ditën e djeshme me përkatësisht 83.5 lekë dhe 76 lekë.
Categories
Lajme
Këmbimi valutor – Euro, Paundi dhe Dollari e mbyllin javën në vlera konstante
