Categories Lajme

“Kemi paguar 200 mijë euro”, banorët e pallatit të biznesmenëve Llanaj e Allmuça protestë: Kemi ngelur jashtë, ndërhyni me polici

Banorët e pallatit në ndërtim, nga dy biznesmenët Sino Llanaj dhe ALbert Allmuça, të cilët kanë ndalur punimet, pasi janë në proces gjyqësor, kërkojnë sërish ndihmë nga shteti për hyrjet e tyre, të cilat i kanë paguar me kohë. Ata janë mbledhur sërish sot në protestë para Bashkisë së Tiranës, duke drejtuar sytë nga shteti, që t’i ndihmojnë për zgjidhjen e këtij problemi, që të mund të marrin banesat e tyre, raporton “News 24”. Banor 1: Kërkojmë të na presin, ndoshta jo të gjithë banorëve, por një përfaqësi prej nesh.

Shpresojmë të na japin një zgjidhje, duke qenë se kemi disa kërkesa. Leja e ndërtimit është shtyrë me 26 muaj, është një kohë shumë e gjatë për ne të rrimë të presim jashtë. Pallati është kantier ndërtimi dhe nuk lejon të banojë njeri brenda, kur në fakt aty shumica e banorëve banojnë. Albert Allmuca thotë se z.Sinaj ka braktisur ndërtimin dhe unë nuk ju njoh si banorë të pallatit. Ata janë në proces gjyqësor, ne nuk arrijmë t’i marrim vesh.

Banori 2: Llanaj na ka thënë se po të më lejojnë të punoj, unë i mbaroj për 6 muaj të gjitha hyrjet. Ne kërkojmë nga z.Veliaj të lejojë Llanajn të vazhdojë punimet. Banore 3: Kërkoj shtëpitë e mia. Kërkoj ndihmë nga Erion Veliaj, se tërë jetën vetëm për atë kam punuar. Kërkoj shumë ndihmë nga ai, mezi i kam blerë shtëpitë, vetëm me pension i kam blerë. I kam paguar të gjitha lekët, 200 mijë euro tre hyrje. Mezi i kemi blerë shtëpitë, duhet të ndërhyjnë, edhe policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME