Categories Showbiz

Kënga më e kërkuar e të gjitha kohërave në Shazam

Kënga më e kërkuar në Shazam, është nga Tones and I “Dance Monkey”. Nëse titulli ende s’ju thotë gjë, sapo të dëgjoni tingullin e parë, me siguri do t’ju ndryshojë humori.Sipas Guinness World Records, kënga që të fiksohet që në tingujt e parë, është identifikuar më shumë se 36.6 milionë herë në programin e famshëm dedikuar këngëve. Kënga u publikua për herë të parë në maj të 2019-ës dhe që atëherë ka qëndruar në Top List në më shumë se 30 vende të botës.

Hiti global gjithmonë është perceptuar si një këngë argëtuese, që të fiksohet shpejt dhe shumë e këndshme, por në fakt lindi nga një frustrim i këngëtares teksa ndodhej në një autobuz gjatë rrugës drejt shtëpisë së saj në Australi. “Eshtë një këngë që përshkruan një moment ku unë nisa të ndihesha e frustruar për njerëzit që s’kishin më durim dhe donin që unë të këndoja. Nëse do të zëvendësonit fjalën “dance” me “sing”, kënga është lehtësisht e shpjegueshme”-tregoi këngëtarja për Billboard vitin e shkuar. “Dance Monkey” ka rreth 1 miliardë views dhe albumi i saj debutues pritet të vijë në fund të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME